Gruaja, nga muza e poetëve, tek gjahu i meshkujve! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja, nga muza e poetëve, tek gjahu i meshkujve!

09:38 | 25/01/2018
në Uncategorized
0

Ajo lindi së bashku me njerëzimin dhe i dha esencë ekzistencës njerëzore.

Nga Pranvera Berati

Gruaja, esenca e ekzistencës njerëzore, i dha jetë jetës, ku falë saj njohëm dashurinë, brishtësinë, forcën dhe sakrificën. Ajo paragjykohet, gjykohet, shkelet, përulet, dashurohet, urrehet, goditet, por përsëri është e aftë të dashurojë të falë, të sakrifikojë, të harrojë dhe të japë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gruaja shqiptare ndër shekuj është emërtuar si qënie perfekte për rritjen e fëmijëve dhe përkujdesjen e shtëpisë. Detyra e saj ishte e thjeshtë; të përulej ndaj fjalës së mashkullit dhe të zbatonte urdhrat e tij. Fatkeqësisht edhe sot ajo me apo pa vetëdije ndodhet në të njëjtën situatë.

Të rastis shpeshherë të dëgjosh babain se vajza nuk duhet të frekuentojë më shkollën, por të krijojë një familje të shëndoshë. Të rastis shpeshherë të shohësh vëllanë t’i flakërijë një shuplakë motrës, se shkoi një të dielë në një festë me miqtë. Të qëllon shpeshherë të ndodhesh pranë një bashkëshorti, i cili dhunon bashkëshorten psikologjikisht, duke e emërtuar parazite dhe duke i ulëritur për keqprindërim.

Shumë meshkuj të tjerë nën ndikimin e alkoolit abuzojnë me bashkëshortet duke i lënë një shije të hidhur fëmijëve dhe plagë të rrënjosura në lëkurë dhe shpirt gruas.

Ka shumë gra, të cilat janë pre e abuzimit të përditshëm të bashkëshortëve, por paragjykimi dhe mentaliteti mbytës i shoqërisë i mban të lidhura dhe të dorëzuara ndaj dhunës. I tremben paragjykimeve dhe “epiteteve” të individëve thashethemixhinj. Të mos përmendim rastet ekstremiste, ku dora e hekurt e burrit ka dominuar në brishtësinë e femrës, duke i dhënë fund jetës së saj.

Femra, nga muza e poetëve, dalëngadalë po shndërrohet në (gjahun) e vrasësve, ku mashkulli posesiv i errësuar nga egoizmi dhe “trimëria “ nënshtron gruan, në të kundërt i merr jetën. Maskilizmi nuk e lejon ta shohë atë të fuqizuar, maskilizmi nuk e duron ta shohë të integruar në shoqëri, kurse nuk e toleron aspak refuzimin, jo më tradhëtinë. Egoizmi dhe ideja për ta konsideruar femrën si “pronë të tyre”, ku mund të bëjnë ç’të duan me të (ta godasin, ta duan ta gjykojnë, ta vrasin) arrin majat dhe “të kall datën”.

Mos e godit gruan, për asnjë arsye në botë, mos e dëno femrën për zgjedhjet e saj, mos e vrit gruan për shkaqe egoiste, “zotësi burrërore”.

Femra ka lindur për të mos qenë qënie perfekte, ka lindur për të qenë e lirë dhe e barabartë. Të gjithë gabojnë të gjithë tradhëtojnë,të gjithë veprojnë, ashtu siç ndjejnë, pse jo Ne??? Sepse, jemi Femra??? Mos harroni ne quhemi “Gra” dhe aftësia e gruas është të qëndrojë e fortë, nëpërmjet butësisë shpirtërore.

Etiketa: gjahumaskilizmimuzapoetëtPranvera Beratizotësi burrërore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Pse nuk lexon opozita? I do gjërat gati nga gazetat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com