Greqia shpall urdhër ndërkombëtar arresti për Klemend Balilin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia shpall urdhër ndërkombëtar arresti për Klemend Balilin

09:25 | 12/05/2016
në Uncategorized
0

Drejtori i Transportit në Sarandë akuzohet si anëtar i bandës kriminale të trafikut të drogës

Klemend Balili, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet si pjestar i një bandë të madhe kriminale të trafikut të drogës.  Ai është shpallur dje në kërkim pas një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës. Aksioni u ndërmor në Greqi pak ditë më parë me arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të shumë të tjerëve. Të gjithë dyshohen të përfshirë në një rrjet të fuqishëm të trafikut të narkotikëve me përfitime qindra milionë euro.

Gjatë ditës së sotme është shpallur në kërkim edhe shqiptari Kelemnd Balili si dhe dy  shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, roli i të cilëve mbetet i panjohur në këtë trafik. “Për  transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Evropën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha me rrugë tokësore me kamionë të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio”, thuhet në dokumentin e policisë greke, cituar nga BIRN.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Aksioni i gjerë policor ka nisur pas më shumë se një viti hetimesh në Greqi dhe vende të tjera ku në shënjestër ishte një grup i madh që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Operacioni masiv nisi me sekuestrimin e një sasie prej 678 kilogramësh marijuanë në një ishull në veri të Greqisë.

Droga e ardhur nga Shqipëria me skaf po transportohej nga organizata. Pasi dërgohej në Greqi, droga shpërndahej me autobusë të një agjencie udhëtimi për në vende të tjera të Evropës. Akuzat kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme edhe në Shqipëri. Opozita e denoncoi publikisht Balilin si të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

“Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016.  Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”, tha Arben Ristani gjatë ditës së sotme.

Ndërsa vetë Balili i cilësoi politike akuzat e ngritura, duke theksuar se do të depozitonte kallëzim në gjykatë për shpifje. “Skam lidhje me shpifjet e opozitës. Çdo gjë është politike. Unë kam dëshmi penaliteti të pastër.Kjo situatë duhet të marrë fund një herë e mirë. Çdo kush që përbalt emrin tim do ta çojë në gjykatë për shpifje”, tha Balili publikisht.

Etiketa: Arben RistaniKlement Balilipolicia grekeurdher arrseti nderkombetar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Udhëzimi i Bashës/ Dyfishohet numri i kryetarëve të partisë

Basha: Amandament i ri për dekusarizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –

09:12 | 14/01/2026
Ja si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të –

Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

09:06 | 14/01/2026
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –

08:38 | 14/01/2026
Do marrim masa shumë të forta –

Do marrim masa shumë të forta –

08:18 | 14/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:48 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –
  • Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –
  • Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë –
  • Do marrim masa shumë të forta –
  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova –
  • Nga Ballshi në Elbasan e Shkodër, njihuni me ndeshjet e para të vitit 2026 në Superiore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com