Qeveria greke dhuron ndihmë për qytetarët e saj duke i mbështetur financiarisht me qëllim përballimin e krizës së çmimeve.
Pas ndihmës financiare në mbështetje të karburantit pa taksa për fermerët si edhe ndihma të tjera për shtresa të ndryshme të shoqërisë, tashmë qeveria Mitsotakis ka vendosur që të ofrojë kompensim në vlerën nga 18-600 euro për çdo familje greke që jeton me qira apo ka në pronësi vetëm një shtëpi.
Në paketë parashikohet që këtë ndihmë financiare ta marrin familjet që kanë të ardhura të përbashkëta jo më shumë se 45 mijë euro në vit. Në total, parashikohet që të subvencionohet energjia elektrike për gati 4 milion banorë në Greqi, paavarësisht nëse janë grekë apo emigrantë me dokumente të rregullta.
Për të përfituar këtë subvencion, të gjithë abonentët e kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike do të duhet të bëjnë një kërkesë online tek kompania, e cila më pas do të bëjë të gjithë procesin dhe fatura e gjeneruar do të jetë me çmim të reduktuar për secilin.
Shtrenjtimi i çmimeve ka rritur 0të ardhurat e buxhetit të shtetit nga mbledhja e taksave, por qeveria ka vendosur që këto të ardhura shtesë t’ua kthejë qytetarëve përmes subvencioneve.