Një 58-vjeçar shqiptar, me banim në Kalkidha të Greqisë, i ka dhënë fund jetës për shkak të problemeve të shumta.
Ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së 58-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, por banorë të lagjes kanë deklaruar se bëhet fjalë për probleme ekonomike dhe familjare.
Mësohet se trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Kufoma është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërkohë që policia e Kalkidhës ka hapur një hetim.