Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar një fond prej 4,5 milonë lekësh për 20 familje të cilat përfitojnë grante për strehim social.
Ky fond do t’u shpërndahet familjeve që plotësojnë kriteret për përfitimin e ndihmave të menjëhershmë për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.
Grupi i punës ka miratuar:
- Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Kavajë, në shumën 1,339,533 lekë. (6 familje përfituese)
- Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Gramsh, në shumën 227,204 lekë. (1 familje përfituese)
- Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Vlorë, në shumën 420,000 lekë. (1 familje përfituese)
- Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Pogradec, në shumën 215,646 lekë. (2 familje përfituese)
- Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Korçë, në shumën 2.369.609,7 lekë. (10 familje përfituese)