Shikuesit në televizor u shtangën për një çast… Në momentin kur Kombëtaret e Zvicrës dhe Japonisë ishin rreshtuar për të luajtur miqësoren ndërmjet tyre, gjatë kohës së “këndimit” të hilmit helvet dhe me kamerat që parakalonte mes lojtarëve, ajo u ndal më gjatë përpara Granit Xhakës…
Ndoshta, edhe vete kameramani dhe regjia e transmetimit nuk po e besonte… Mesfushori kosovar që luan për Arsenalin në Angli është pjesë e përfaqësueses së parë që nga viti 2011. Në 2009 ai fitoi me U-17 Kupën e Botës dhe nuk e kishte kënduar kurrë më parë himnin. Nga ajo kohë kanë kaluar plot 105 ndeshje mes U-17, U-18, U-19, U-21 dhe tashmë për kombëtaren e parë. Diçka e tillë pa dyshim që godet shumë… Për “Blik” Xhaka foli pas fitores 2-0 ndaj aziatikëve. “Po e patë shumë mirë, kam kënduar. Si erdhi kjo situatë? Mendoj që kishte ardhur koha”, u shpreh lojtari me origjinë kosovare.
Por, Xhaka e di shumë mirë, shkruan “Blik” që kjo do të jetë një temë e gjerë diskutimi në vendin e origjinës. Por, 25-vjeçari vendosi të ekspozohej dhe kjo me siguri që u ka pëlqyer shumë tifozëve zviceranë. Kombëtarja e tij do të luajë në Botëror dhe është në grup së bashku me Serbinë, Kosta Rikën dhe Brazilin. Ata shpresojnë të shkojnë sa më larg në turneun e Rusisë.