Policia e Gramshit ka arrestuar një 38 vjeçar nga Lapraka pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Elidon Gjoni, 38 vjeç pasi sipas policisë, Gjoni i ka shkuar në shtëpinë e saj ish-bashkëjetueses, M.A., 30 vjeçe, dhe e ka kanosur me pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.