Grabitja në Rinas zhvlerëson ndjeshëm euron. Bankat nuk tërheqin valutë se nuk kanë ku ta çojnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas zhvlerëson ndjeshëm euron. Bankat nuk tërheqin valutë se nuk kanë ku ta çojnë

09:35 | 12/04/2019
në Kryesore
0

Grabitja e para disa ditëve në Rinas, ku brenda barkut të avionit që po nisej drejt Vjenës u vodhën thasët me valutë që bankat po transportonin jashtë, çka bëri që Austrian Airlines të ndalonte këtë shërbim, po jep efektin e saj edhe në kursin e këmbimit. Monedha e përbashkët europiane ka humbur dy ditët e fundit pas grabitjes 0.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 124.2 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të dy muajve.

Leku është shfaqur i fortë përkundrejt të gjitha valutave. Rënie të fortë ka pasur dollari, duke u këmbyer në nivelin 110.7 lekë, rreth 0.53 lekë më pak se një ditë më parë, dhe paundi britanik i cili është këmbyer me 144 lekë, rreth 0.6 pikë më pak se një ditë më parë.

Read more

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

Arsyeja kryesore për këtë nënçmim të valutave, sipas ekspertëve të tregut është bllokimi i transferimit të parave për shkak të grabitjes që ndodhi në aeroportin e Rinasit.  Duke qenë se transferimi i tepricës në valutë të bankave është bllokuar, kërkesa për të tërhequr euro nga tregu ka qenë shumë e ulët, duke bërë që euro të nënçmohet fort gjatë ditës së sotme.

Ilirjan Ligacaj, Drejtor i Thesarit pranë Union Bank, tha për Monitor se bankat nuk po tërheqin më valutë nga tregu dhe për këtë arsye po akumulohet stok në treg. Ai shtoi se kjo situatë mund të zgjasë derisa bankat tregtare në vend të gjejnë një mënyrë tjetër për transferimin e tepricës në valutë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash.

Por, pas grabitjes së parave nga barku i avionit që nisej drejt Vjenës pak ditë më parë, e dyta në harkun kohor të tre viteve, zëdhënësja e Austrian Airlines, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë.

/monitor.al/

Etiketa: grabitja ne aeroportkurs kembimizhvleresim euro

Të Lidhura

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

nga 27
20:00 | 09/06/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri ushtarak amerikan Apache gjatë një patrullimi mbi Ngushticën...

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

nga 27
19:50 | 09/06/2026
0

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec. Një protestues shprehu idenë për...

Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

nga 27
19:26 | 09/06/2026
0

Një procedim penal i vitit 2025 dhe 2026 u bashkuan për t’i thelluar hetimet në lidhje me disa pasuri të...

Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

nga 27
19:12 | 09/06/2026
0

Ish-ministri dhe avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me protestat e fundit të zhvilluara para Kryeministrisë kundër qeverisë, si dhe...

Para
Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës në krahasim me mesataren e BE

Shqipëria me kosto 10 herë më të ulët të punës në krahasim me mesataren e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

20:00 | 09/06/2026
Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

19:50 | 09/06/2026
Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

19:26 | 09/06/2026
Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –

19:12 | 09/06/2026
Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë –

Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë –

18:50 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –
  • Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –
  • Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –
  • Pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Veliajn –
  • Dita 10/ Protestuesit e Zvërnecit mblidhen prapë në sheshin Skënderbej, nisen drejt Kryeministrisë –
  • Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –
  • Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com