Pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur në fshatin Dritas nga grabitësit.
Mësohet se në brendësi të automjetit nuk u gjetën gjurmë biologjike.
E vetmja prove e vlefshme deri tani sipas hetuesve është automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të cilin po bëhen përpjekje për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.
Gjithashtu policia policia ka nisur verifikimin e disa serviseve makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni si dhe është duke kërkuar informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.