Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka vënë në pranga 4 prej autorëve të dyshuartë grabitjes në Qafë-Kashar.
Policia nuk ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të grabitjes, që konsiderohen dhe si kryesorët.
Aktualisht janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj.
Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e Prezës dhe të Vorës.