Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohen si pjesëmarrës në grabitjen që ndodhi në Qafë Kashar ku u vodhën 3.2 milionë euro. Të arrestuarit janë shtetasit: Aleksander Murataj, 41 vjeç, Dritan Sinani, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Vënia e tyre nw pranga u bë e mundur nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale. Murataj dhe Sinani ishin shpallur në kërkim që prej datës 15 shkurt.
Këta dy shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. Tashmë me arrestimin e këtyre dy personave shkon në 9 numri i pjestarëve të kësaj bande që janë venë në prangat e policisë.