Tre grabitësit e bankës në Koplik kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës.
Rreth një muaj pas grabitjes, policia mundi që të identifikojë dhe të vërë në pranga tre grabitësit: Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.
Fillimisht në pranga ra 22 vjeçari Bekim Guraj, i cili i maskua bashkë me 2 kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet “Golf 3” dhe të armatosur me 2 kallashnikov kryen grabitjen.
Ata do të dalin sot para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.