Gjykata e Tiranës liroi nga burgu dhe vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Robert Kullën, i cili është akuzohet për grabitjen e bankës së nivelit të nivelit të dytë në ish-bllok.
Lirimi i Kullës u bë pas përfundimit të arrestit me brug prej 45 ditësh.
Robert Kulla së bashku me Roland Litin dhe Alan Babametën akuzohen për grabitjen e bankës së ndodhur më 8 gusht të këtij viti, të cilët grabitën kasafortën me para, pasi hapën një tunel në bodrumin e pallatit.
Tre të arrestuarit kishin marrë me qera një lokal, të cilin nuk e kishin vënë në punë asnjëherë dhe nga i cili arritën të hapnin një vrimë në mur, duke depërtuar në ambientet e bankës.