Një roje karburanti ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Lezhë nga një grabitës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta në pikën e karburantit ‘Emanuel Gaz’ në rrugën dytësore Lezhe-Rrile.
Grabitësi i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës se karburantit duke e lënë të plagosur me mjete të forta.
Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit te Tiranës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë qe janë venë në ndjekje te autorit, i cili ka vepruar i vetëm. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të bjerë në gjurmët e autorit.
Grabitësi ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar me shpejtësi, por ende nuk është saktësuar vlera që i është marrë rojës së pikës së karburantit.