Një grabitje e një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Shaqo Karafilit në momentin që familjarët nuk ishin aty.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me vjedhjen, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të grabitjes.
Deri më tani mësohet se janë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.