Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e autorit, në dispozicion 200 mije lekë
Një grabitje me armë e ndodhur në kryeqytet disa muaj më parë është bërë sot publike nga policia Tiranë. Një taksist ishte gjendur nën kërcënimin e armës së një “pasagjeri” i cili i ka marrë taksistit paratë që kishte. Por skena është filmuar dhe policia ka publikuar videon duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit të grabitjes. Duke vënë në dispozicion pamjet filmike policia kërkon ndihmën për identifikimin e grabitësit dhe për këtë premton një shpërblim prej 200 mijë lekësh.