Policia italiane ka arrestuar një shqiptar me precedent penal, me akuzën për vjedhje dhe thyerje banesash. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është Ermal Dervishi, 28 vjeç.
Pas kontrollit karabinierët i kanë gjetur sende me vlerë si bizhuteri, sahatë me vlerë të konsiderueshme monetare dhe disa pajisje të cilat i përdorte në aksionet e vjedhjes.
Policia italiane vijon hetimet për identifikimin e personave të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me Ermal Dervishin.