Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare, Skocia fitoi 0-1 kundër Haitit në Grupin C të Kupës së Botës 2026. Me këtë sukses skuadra e drejtuar nga trajneri Steve Clarke merr kreun e grupit, përpara Brazilit, me këta të fundit që u ndalën 1-1 nga Maroku në raundin e parë të ndeshjeve në grupe.
Ndeshja nisi me dy skuadrat që nuk deshën të rrezikonin. Haiti, edhe pse në renditjen e FIFA-s mban vendin e 83-të, në fushë nuk e la këtë përshtypje. Goli i vetëm dhe ai i tri pikëve për Skocinë u shënua nga 31-vjeçari John McGinn në minutën e 28-të të ndeshjes.
Me tre pikë Skocia merr kreun e Grupit C, duke lënë pas Marokun dhe Brazilin me 1 pikë, pas tyre Haiti me zero pikë. Ndeshjen e radhës Skocia luan kundër Marokut, ndërsa Haiti përballet me Brazilin.
gijotina.com/










