• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gol Ramsey… “vdes” Tirona

09:06 | 30/05/2017
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Tani qani po të doni…, por për të derdhur lotë me dinjitet duhet të kesh një arsye shumë të madhe, ndërsa këta nuk kanë asnjë. Pikërisht këta, kishin kohë që po e çonin Tiranën, klubin më të titulluar të vendit në këtë rrugë dhe ky fund ishte vetëm çështje kohe. Me paaftësinë e tyre, i hoqën çdo ditë nga një gur themeli dhe e rrëzuan ngrehinën që i dha jetë Selman Stërmasi, madje duke e drejtuar këtë operacion horror, pikërisht nga zyrat e impiantit që mban emrin e tij. Tani nuk të mbetet tjetër, veçse të dalësh me një mikrofon në dorë, për të intervistuar dhimbjen e Fatmir Frashërit, Ali Memës, apo Agustin Kolës. Edhe në këtë rast, nuk është se do t’i ofrosh publikut ndonjë gjë të madhe, por mund t’i bësh të shohin lotë të vërtetë. Mund t’i demostrosh, se si bëhet njeriu, kur i shkulin një pjesë të shpirtit dhe ja lënë bosh gjysmën e kraharorit.

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Ishte kjo Tiranë mediokër që e kishte strapacim të shkonte deri në portat e kundërshtarëve, por që i dha vetes luksin për të bërë aleanca. Dhe në fund, këta lloj bardheblush’ i shkruan vetë të gjitha ngjarjet historike të sezonit. Ndikuan drejtpërdrejtë që Kukësi të fitonte titullin kampion, për të parën herë në historinë e vet, si dhe paralelisht mblodhën 49 trofetë e historisë së tyre dhe i çuan më djall. Këta tipat kanë dy vjet që nuk fitojnë asnjë derby, madje kanë që nga fundi i dhjetorit të vitit të shkuar që nuk fitojnë as edhe një ndeshje të zakonshme, përveç atyre ndaj Korabit dhe Luftëtarit dhe këtë e arritën, vetëm sepse dibranët dhe gjirokastritët vunë dorën në zemër. Kjo skuadër u ndërtua nëpërmjet një merkato më mediokre të mundshme dhe u sajua një grup, pothuajse të gjithë të ngjashëm në fushë për nga paaftësia, aq sa mund t’i dalloje vetëm nga ngjyra e lëkurës, apo numrat e fanellave. E mbetur pa financa, pa tifozë dhe mbështetur së fundmi vetëm nga një grusht njerëzish, që luteshin në të gjitha fetë ekzistuese të globit, për të shpëtuar këtë fenë e tyre. Por, në të tilla raste edhe Zoti nuk është më dashamirës, pasi ky fund ishte i natyrshëm. Që nga nesër do të vazhdojnë të nisen sërish autobuzët nga të gjithë rrethet e vendit, që në orën 05:00 të mëngjesit, me destinacion Tiranën, por në sheshin “Shqiponja” edhe më indiferentët do të informohen se nuk është më Tirona, kjo e futbollit, pasi ka shumë mundësi të jetë rrugës për në Shën Koll, apo diku nga Kuçova, varet se ku do ta sistemojnë këta topografët e FSHF-së, në veri apo në jug.

Tashmë është bërë e njohur historia e mesfushorit uellsian të topçinjve të Londrës, i cili sa herë shënon ndërron jetë një personalitet. Të djelën, Aron Ramsey ishte autori i golit të dytë në finalen Arsenal – Chelsea dhe po të djelën “vdiq” historia e Tironës.

Etiketa: “Selman Stermasi”Ali Memësapo Agustin KolaArsenalChelseaFatmir FrashëritGol Ramsey… “vdes” Tironasaimir demi

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Ministria e Drejtësisë pezullon drejtorin e burgut të Tropojës

Ministria e Drejtësisë pezullon drejtorin e burgut të Tropojës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com