Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë, Basha më ka premtuar që këtë kategori… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë, Basha më ka premtuar që këtë kategori…

17:03 | 18/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pedagogia Jonila Godole, njëherazi dhe sekretarja e ish të përndjekurve politikë në PD, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar, ka thënë se edhe pse jemi 30 vite nga rënia e regjimit komunist, ende nuk jemi ndarë nga ajo mendësi.

Godole ka theksuar se ende sot ish të përndjekurit nuk janë dëmshpërblyer për torturat që kanë kaluar dhe se Basha ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar këtë kategori.

“Shumë persona më kanë pyetur pse po jap kontribut vullnetar në PD. Përgjigja ime ka qenë kjo, sepse unë e shoh PD se donte të shkëputej nga e shkuara. Vija logjike që u themelua ka nevojë për korrigjim, aty ku ka devijuar. Unë punoj me të rinjtë që ta njohin diktaturën, dua të parashtroj shkurtimisht se ku ka gabuar PD dhe cilat janë ato shanset e saj për t’u kthyer në promotorë e besimit e shpresës. Nuk ka moment më të mirë për ta dhënë këtë kontribut në PD, pikërisht në këtë moment historik që po kalon.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Është e vërtetë që nga viti 1992 e 1996 pati përpjekje për rehabilitimin e ish-të përndjekurve, por në fund mbetën vetëm përpjekje. Disa e fituan pafajësinë dhe morën e dëmshpërblim. Por më pas kësaj periudhe nuk u fol më kurrë për drejtësi nga viktimat e komunizmit. Pse ata nuk kërkuan në protestat e para jo thjesht një kompensim material, por edhe ndëshkimin ligjor të tyre. Në atëkohë të burgosurit tanë politikë ishin në burgjet famëkeqe. Më i fundit prej tyre është larguar në mars të 91. Të përndjekurit politikë ia besuan mbrojtjen e dosjeve një force politike. Shtresa e të përndjekurve politikë presin që atyre t’u kërkohet falje. Të kthehen në muze burgjet, të ngrihen memorialë për viktimat e diktaturës.

Lufta ndaj komunizmit është lufta e kujtesës ndaj harresës sepse regjimet komuniste kërkuan t’ia fshinin atyre kujtesën dhe humanizmin. Ka ardhur koha që PD t’i rikthehet premtimit të saj të hershëm për dekomunistizim, që nuk e lejon shoqërinë të emancipohet. Kjo arrihet duke e ndarë shoqërinë nga mendësia komuniste. Së dyti duke mbështetur një platformë të gjerë idesh. Platforma të diskutohet me ish të përndjekurit, diasporën dhe shoqërinë civile. Ky është detyrimi moral që ne kemi. Një proces i ndarjes me të shkuarës nuk vendos në vend dinjitetin e tyre, por vendos dinjitetin e shoqërisë shqiptare. Nuk mund të ketë një shtet demokratik pa respektuar gjakun e mijëra persona të burgosur dhe pa bërë transparencë ndaj atyre që bënë këto krime. A ka ndonjë parti tjetër që do e marrë përsipër këtë mision? Është vetëm PD.

Në një takim me të përndjekurit politikë pyeta zotin Basha nëse ka vullnetin politik për t’i dhënë fund trashëgimisë komuniste, e ju u përgjigjët pozivitisht. Unë dua t’i besoj këtyre fjalëve dhe jam këtu për të trajtuar këtë çështje me seriozitet”, tha Godole.

Etiketa: pedagogia Jonila Godolesekretarja e ish të përndjekurve politikë në PD

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Dosje/ Çami që i vuri “kufirin te thana” grekëve për Jugun: Kërkesa e francezëve për osmanët dhe përballja me Greqinë

Dosje/ Çami që i vuri “kufirin te thana” grekëve për Jugun: Kërkesa e francezëve për osmanët dhe përballja me Greqinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com