Policia ka arrestuar pas 3 vitesh një shtetas 30 vjeçar i cili akuzohej për dhunë me sende të forta ndaj një shtetasi tjetër.
Ka rënë në pranga pas sinjalizimit të qytetarëve shtetasi me iniciale E.A., banues në Sarandë.
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të riun, pasi në dhjetor të vitit 2016 në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.
https://streamable.com/39qdi