Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, mes tyre dhe njëri nga klientët.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar, i identifikuar me iniciale A.Z., i cili bënte ndërmjetësimin me klientët, ndërsa një 33-vjeçare shfrytëzohej për prostitucion. Në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar nga Kukësi me iniciale Xh.T., me shumë gjasa “klienti” i të resë nga Kombinati.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa i A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Për grupin, Policia kishte nisur hetimin prej disa muajsh, por u finalizua sot. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.