Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda edhe në Godinën e Drejtorisë Tatimore në Tiranë dhe për pasojë do të zhvendoset në rrugën “Nikolla Lena”.
Mësohet se pas inspektimit nga ekspertë, Drejtoria Tatimore Rajonale e Tiranës u certifikua si e pabanueshme pasi kishte dëme në strukturë, kolona dhe në soletë.
Për një periudhë të përkohshme shërbimet e kësaj Drejtorie do të bëhen në zonën e “21 dhjetorit”, në të njëjtën godinë ku janë edhe Hipoteka dhe Arkivi Shtetëror i Tiranës.