Gjyshja shqiptare shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyshja shqiptare shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës

12:15 | 12/02/2018
në Shqiperi
0

Rasti i parë i rubrikës “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, kishte protagoniste gjyshe Tahirenë, një zonjë shumë e ëmbël e cila kishte bërë shumë sakrifica për familjen e bashkëshortit të saj. Ajo ishte thirrur në studio nga mbesa e saj Erjona me të cilën jetonte, për t’i treguar që ajo është shumë e vlerësuar për sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që i kishte dhënë gjatë gjithë jetës. Marrëdhënia e tyre është një shembull i sakrificës, mirënjohjes, dashurisë dhe ngrohtësisë që mbizotëron në familjet shqiptare.

Erjona: Gjyshi im ka qenë i martuar para 55 vjetësh, i vdes gruaja nga një fatkeqësi. Kështu që vendos të martohet, dhe kurorëzohet me gjyshe Tahirenë që unë tashmë i them gjyshe me plot kuptimin e fjalës. Ajo nuk bëri fëmijë me gjyshin sepse thoshte nuk dua që të duket sikur po bëj diferencime, më mirë të rris fëmijët e burrit. Kjo ishte sakrifica më e madhe e saj që nuk hidhet poshtë. Erdhi momenti dhe vdiq gjyshi, gjyshja ngeli vetëm sepse pesë fëmijët e gjyshit nuk kujdeseshin fare për gjyshen.

Ardit Gjebrea: Edhe pse ajo i kishte rritur?

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Erjona: Nuk interesoheshin fare, u harrua sakrifica. Megjithatë mami im edhe sot e kësaj ditë ka marrëdhënie shumë të mira me gjyshen. Mua më kishin pikë të dobët bashke më gjyshin. Unë jam rritur në shpinë e tyre, aty linda aty u rrita, aty kam dalë nuse. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Dhe gjyshja e çoi amanetin e tij deri në fund, bëri testamentin. Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi. Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shpinë do ta konfiskonte banka sepse nuk po shlyhej kredia.

Ardit Gjebrea: U konfiskua shtëpia?

Erjona: Jo sepse tha gjyshja do e shesim shtëpinë. Shtëpinë e saj. Ajo bëri një sakrificë të madhe dhe e shiti shtëpinë. Erdhi të jetonte me ne. Ishte goxha entuziaste, kënaqej me gocat. Por u shqetësua sepse i mungonin miqtë dhe shtëpia që kishte pasur ishte e vjetër dhe mbarte të gjithë kujtimet me bashkëshortin. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye.

Erjona dhe vajzat tregojnë me emocionesh detaje rreth karakterit të nënë Tahiresë ndërkohë që stafi i së dielës shqiptare i dërgon asaj ftesën për t’u bërë pjesë e rubrikës.

Gjyshe Tahireja, një zonjë shumë simpatike, e fisme dhe e kuruar në pamjen e saj mbërrin në studio dhe mes humorit e batutave, Erjona i përcjell këtë mesazh:

Nëna unë nuk dal kurrë në televizor por sot dola vetëm për ty sepse të dua jashtë mase, të dua shumë. Sakrificën tënde, atë që ke bërë ti, unë e di shumë mirë. Të duam të gjithë shumë. Ti mos u shqetëso fare, azilin mos e përmend më. Në shtëpi do jetojmë të lumtur, unë, ti, vajzat dhe bashkëshorti im.

Gjyshe Tahireja: Edhe unë të falënderoj shumë të keqen nëna, që më mbani, më mbani shumë mirë. Me doni jo si gjyshe, po tamam si nënë dhe jam shumë e kënaqur sepse kam dy vajza si pëllumbesha.

Mes gjithë këtyre fjalëve e mesazheve të ngrohta, stërmbesa e saj Fjori i drejtohet gjyshe Tahiresë me këto fjalë: Nëna edhe ne nuk ta kemi shprehur aq sa duhet, sa të duam. Unë asnjëherë nuk të kam konsideruar si stërgjyshe apo si gjyshe, por si nënë e dytë. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa të dua.

http://tvklan.al/sakrificat-e-gjyshes-shet-shtepine-per-te-shlyer-kredine-e-mbeses/

Etiketa: gjyshekredimbesa

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Eurovizioni? Këndo moj shqipe!

Eurovizioni? Këndo moj shqipe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com