Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 25-vjeçarit Orest Sota, kjo për shkak të mbingarkesës së gjyqtares që ka çështjen në shqyrtim.
Masa e sigurisë ndaj të arrestuarit Sota është caktuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Sotën, pasi në 1 nëntor në makinë iu gjetën një sasi prej 863 mijë euro, por edhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.