Kanë kaluar 5 vite nga vrasja mafioze e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi dhe nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Familjarë, miq dhe gjyqtarë të Gjykatës së Vlorës zhvilluan sot homazhe në vendin ku u ekzekutua Konomi 5 vite më parë.
Ata u bënë thirrje organeve të drejtësisë të vihen në lëvizje dhe të zbardhin ngjarjen.
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci tha: “Me ndryshimin e sistemit të drejtësisë, shpresojmë të bëhet një hetim i mirëfilltë për vrasjen e Konomit”.
Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili humbi jetën nga një shpërthim eksplozivi në makinën e tijë në qendër të qytetit të Vlorës është hetuar që prej shtatorit të vitit 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.