Në përfundim të seancës paraprake qe u shty, avokatët mbrojtës të Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishit akuzuan SPAK se nuk e ka mbështetur akuzën ndaj klientëve të tyre në prova, por vetëm mbi rrëfimin e dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi që konsiderohet i pabesueshëm.
Sipas mbrojtjes, videot e regjistruara shfaqin një dëshmitar të mbrojtur që rrëfen persona të rëndësishëm në krime, të cilët nuk u morën asnjëherë në hetim mbasi vete SPAK ka vendosur ta besojë pjesërisht Luftar Reçin.
Në muajin shkurt, SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatë për akuzën e vrasjes, mes tyre Lulzim Berishën, Plaurent Dervishin, kundërshtarin e tyre Viktor Ymeri dhe Emiliano Shullazin.