Sot është vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën e Hagës. Gjatë seancës së sotme deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
“Seanca tjetër gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Krasniqit”, ishte shprehur Smith një ditë më parë.
Të martën u mbajt seanca e dytë me radhë në të cilat ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.