Gjykatësja vendos kufizime ndaj komenteve të ish Donald Trump – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykatësja vendos kufizime ndaj komenteve të ish Donald Trump –

23:08 | 16/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjykatësja federale që drejton çështjen gjyqësore të hapur ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuza për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, lëshoi të hënën një urdhër, i njohur si urdhër heshtjeje, që i ndalon ish-presidentit republikan të bëjë deklarata në lidhje me prokurorët, dëshmitarët e mundshëm dhe personelin e gjykatës.

Urdhëri i Gjykatëses Tanya Chutkan merr rëndësi të veçantë në këtë fazë të procesit gjyqësor që akuzon ish-Presidentin Trump për konspiracion të paligjshëm për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Ekipi i Prokurorit të posaçëm Jack Smith është shprehur i alarmuar nga një vërshim deklaratash kundër prokurorëve, gjykatëses dhe dëshmitarëve të ardhshëm. Prokurorët thonë se këto komente, rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor dhe mund të frikësojnë personat që do të përzgjidhen për të dëshmuar, apo për t’u bërë anëtarë të jurisë gjyqësore.

Gjykatësja Chukan tha se nuk do të ketë kufizime për deklaratat që kritikojnë Departamentin e Drejtësisë në përgjithësi, apo për deklaratat në lidhje me qëndrimin e ish-Presidentit Trump se procesi është i motivuar politikisht.

Por, gjykatësja tha se zoti Trump nuk mund të bëjë “një fushatë njollosëse” ndaj prokurorëve dhe personelit të gjykatës. “Asnjë të akuzuari tjetër nuk do t’i lejohej të vepronte kështu, dhe unë nuk do ta lejoj për këtë çështje (gjyqësore)”, tha ajo.

Avokatët e ish-presidentit kundërshtuan me forcë një urdhër heshtjeje të çfarëdo forme, duke thënë se kufizon në mënyrë jokushtetuese lirinë e fjalës në politikë.

Një zëdhënës i ish-Presidentit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar për vendimin e gjykatëses.

Duke kërkuar këtë urdhër të gjykatës, ekipi i Prokurorit Smith e akuzoi kandidatin kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024 se përdor sulmet në internet për të dëmtuar imazhin e anëtarëve të jurisë.

Avokati i ish-Presidentit Trump, John Lauro, akuzoi prokurorët se po “përpiqen të çensurojnë një kandidat politik në mesin e fushatës elektorale”. Por, gjykatësja u kundërpërgjigj duke thënë se zoti Trump “nuk ka të drejtën të thotë dhe të bëjë ekzaktësisht atë që i pëlqen”.

“Ju flisni për çensurë sikur i akuzuari të ketë të drejta të pakufijshme sipas Amendamentit të Parë. Ai nuk i ka”, tha Gjykatësja Chutkan. “Këtu nuk po flasim për çensurë. Këtu bëhet fjalë për kufizime që do të sigurojnë se do të ketë një administrim të drejtë të drejtësisë për këtë çështje”.

Gjykatësja Chutkan, e emëruar në këtë detyrë nga ish-Presidenti Barack Obama, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur avokatin e ish-Presidentit Trump për ta mbajtur politikën jashtë sallës së gjyqit, dhe madje e ndërpreu kur ai sugjeroi se çështja është e motivuar politikisht.

Prokurorja Molly Gaston i tha të hënën gjykatëses se avokatët e ish-Presidentit Trump pretendojnë se klienti i tyre është “mbi ligjin” dhe se për të nuk vlejnë të njëjtat rregulla si për të akuzuarit e tjerë. Prokurorja tha se ish-Presidenti Trump e di që postimet e tij “i motivojnë njerëzit të kërcënojnë të tjerët”, dhe ajo argumentoi se kjo jo vetëm mund të ndërhyrjë tek personat që përzgjidhen për anëtarë të jurisë, por mund edhe të frikësojë dëshmitarët.

“Nuk kemi asnjë interes që ta ndalojmë të akuzuarin nga kandidimi për poste publike, apo që të mbrojë reputacionin e tij”, tha prokurorja.

Gjykatësja Chutkan gjithashtu lexoi me zë deklaratat që ish-Presidenti Trump kishte bërë për atë vetë, duke e quajtur një “radikale të Obamës”. Megjithëse tha se ishte “më pak e shqetësuar” për deklaratat që zoti Trump ka bërë për të, ajo tha se liria e shprehjes nuk përfshin gjuhën që me ndërgjegje fton kërcënime dhe përndjekje të “njerëzve që po bëjnë thjesht detyrën e tyre”.

Urdhëri për heshtjen nënvizon kompleksitetin e paprecedentë të ngritjes së një procesi gjyqësor ndaj kandidatit kryesues republikan, i cili e ka vendosur tematikën e sulmit në epiqendër të fushatës së tij elektorale. Ky mund të shënojë gjithashtu vetëm fillimin e një beteje të pazakontë për çështjen se çfarë kufizimesh mund të vendosin ndaj fjalës së një të akuzuari, që ndërkohë kandidon për postin më të lartë publik në Shtetet e Bashkuara. Sipas ekspertëve ligjorë, urdhëri do të apelohet dhe mund të përfundojë për shqyrtim përpara Gjykatës së Lartë.

Read more

Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Të Lidhura

nga 27
23:30 | 21/05/2026
0

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi, ishte në një lidhje direkte për Ora News, ku foli për vonesën...

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

nga 27
22:34 | 21/05/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 100 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit në mbyllje të seancës së kësaj...

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

nga 27
22:14 | 21/05/2026
0

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen Rus në...

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

nga 27
21:34 | 21/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=4ieer0daXyk “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit; Eliminim i ofertës me vlerë më të ulët”, -kjo është marka...

Para
Lajm i mirë që u bë në Tiranë, por fonde.. –

Lajm i mirë që u bë në Tiranë, por fonde.. -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

23:30 | 21/05/2026
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

22:34 | 21/05/2026
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

22:14 | 21/05/2026
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

21:34 | 21/05/2026
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

21:08 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –
  • Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –
  • Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –
  • Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –
  • Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –
  • IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –
  • Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com