Gjykatësi zviceran: Nuk e harroj kurrë gjyqin për shqiptaren që ikte nga i ati – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykatësi zviceran: Nuk e harroj kurrë gjyqin për shqiptaren që ikte nga i ati

16:10 | 25/03/2017
në Shqiperi
0

Roland Wiprächtiger, 20 vjet karrierë dhe rastët e dhimbshme, kur i duhej që me vendimet e tij të vendoste fate njerëzish duke i përzënë apo lejuar të jetojnë në Zvicër.

Roland Wiprächtiger ka qenë 20 vjet gjykatës në Kantonin e Luzernit. Shpesh ai është gjendur para vendimeve të vështira: të largojë një shtetas të huaj nga Zvicrra apo t’ia ofrojë një shans të dytë.

Në të shumtën e rasteve Wiprächtiger ishte përcaktuar që çdo të huaji t’i jepte një shans i dytë. Kështu ai nisi të interesohet për shqiptarët dhe të mësojë madje edhe shqip. Tani ky gjyqtar është  në pension. Për portalin e Zvicrës qendrore “zentral+” ai flet për jetën e tij profesionale dhe private

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Paragjykimet janë pjesë e njeriut, edhe unë kam paragjykime. Por, është mirë që ato t’i vërejmë vetë.”

Njeriu që i thotë këto fjalë është ballafaquar më shumë se dy dekada me të gjitha problemet e të huajve në Zvicër. Ai është gjendur shpesh para vendimeve të rëndësishme, të cilat kanë mundur të kenë pasoja pozitive apo negative për një familje apo individ. Ai ka vendosur, nëse një familje mund të qëndrojë në Zvicër apo jo, nëse qëndrimin e saj e lejon ligji apo jo, nëse brenda ligjit mund të gjendet një nen, i cili lejon një interpretim tjetër të ligjit.
Në një intervistë dhënë portalit “zentral+” të Zvicrës qendrore Wiprächtiger i bën një bilanc jetës së tij – profesionale dhe private.

ka një rast të cilin gjyqtari i famshëm zviceran, thotë se nuk do ta harrojë kurrë:
“ Një grua e re, e rritur këtu, kërkonte strehim në Zvicër sepse kërkonte të ikte nga i ati. Ajo dhe motrat e vëllezërit e saj ishin dhunuar shpesh nga i ati. Fëmijët ishin rritur këtu. Për shkak të delikteve me drogë babai gjendej në burg në Zvicër, dhe  familja u dëbua nga Zvicra. Por  dhuna familjare vazhdoi atje në Kosovë edhe më tutje dhe shpesh fëmijët ishin të detyruar të flinin jashtë. Në këtë rast për këtë grua të re kemi arritur që çështja e saj të trajtohet si ‹rast i rëndë› dhe t’i jepet një leje për qëndrim këtu. Por Enti Federal për Migracion e kishte gjykuar rastin ndryshe. Këtë rast nuk do ta harroj kurrë”.
Wiprächtiger tregon se gjatë karrierës së tij si gjykatës nuk është kërcënuar, por është lutur të tregohet i mëshirshëm, për shembull kur një burrë nga Senegali i kishte rënë në gjunjë dhe me lot në sy i ishte lutur ta lejonte të qëndrojë në Zvicër.
Ose rasti i një pjesëtari të komunitetit ashkali në Kosovë, i cili pasi kishte marrë vendimin për të braktisur Zvicrën, sepse nuk i plotësonte kushtet për azil, kishte luftuar me mjete juridike deri në Strassburg, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pa sukses.
Wiprächtiger është optimist sa i përket të ardhmes së shqiptarëve në Zvicër.
Pas dhjetë apo njëzet vitesh për shqiptarët nuk do të flitet keq siç flitet tani në Zvicër, thotë ai. Gjykatësi nënvizon sidomos rëndësinë e arsimimit të gjeneratave të reja. Këtu kërkohet ndihma e prindërve për fëmijët e tyre.
“Me kalimin e kohës do të ketë gjithnjë e më shumë shqiptarë që do të ketë pozita të larta, për shembull avokatë apo mjekë. Shqiptarët duhet të organizohen më mirë. Shqiptarët duhet të mësojnë të përkrahin një organizatë, t’i japin asaj një shans dhe të mos e kundërshtojnë nga fillimi”.
Wiprächtiger rrjedh nga një familje me traditë në fushën e drejtësisë. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar gjykate në lokalitetin Willisau, vëllai i tij ka shërbyer si gjykatës konfederal në Gjykatën e Kasacionit.
Wiprächtiger është anëtar i Partisë së Gjelbër dhe është angazhuar përherë për drejtësi sociale, barazi, sundim ligji dhe integrim. 29 maji ka qenë dita e tij e fundit e punës në Gjykatën Kantonale në Luzern. /DialogPlus/

Etiketa: Enti Federal për MigraciongjykatëskantonLuzernRoland Wiprächtigerzentral+

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
25 marsi 1944, dita e turpit për Greqinë, dita e tmerrit për hebrenjtë

25 marsi 1944, dita e turpit për Greqinë, dita e tmerrit për hebrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com