Gjykata e Pukës ka shpallur të ligjshëm mandatin si kryetar bashkie të Gjon Gjonajt.
Mësohet se seanca gjyqësore për këtë çështje është shqyrtuar nga gjyqtarja Flutura Hoxha.
Hoxha e shpalli të vlefshëm vendimin e KQZ-së, duke i thënë “PO” vlefshmërisë së mandatit të Gjonajt.