Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

09:51 | 30/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik –

Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Mësohet se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Kujtojmë se në muajin Qershor 2024, e njëjta gjykatë por me gjyqtare tjetër, ka vendosur pranimin e kërkesës duke urdhëruar sekuestrimin e pasurive të personave të implikuar në veprimtari kriminale.

Në vendimin e parë gjykata argumenton se:

“…në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçi apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale…”.

Por 1 muaj më pas, në muajin Korrik 2024, ky vendim sekuestroje është prishur nga Gjykata e Apelit në Tiranë, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë me trup tjetër gjykues.

Shkak i prishjes së vendimit në Apel, të sekuestrimit të rreth 20 pasurive, është bërë një qëndrim absurd që ka mbajtur në seancën gjyqësore prokurorja Arta Marku.

Pas dhënies së vendimit Gjykata e Apelit njoftoi se vendimin për rigjykimin e çështjes në shkallën e parë, e ndërmori pasi prokurorja Arta Marku, mbajti qëndrimin në seancë se: “…vendimi i gjykatës së Tiranës është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale…”.

Por palët, prokuroria dhe personat e vënë në hetim për pastrim parash, kontrabandë të mallrave dhe evazion fiscal, shkuan me rekurs në Gjykatën e Lartë duke mbajtur pretendimet e tyre.

Pas shqyrtimit të çështjes Gjykata e Lartë, vendosi të lerë në fuqi vendimin e Aelit, që urdhëronte rishqyrtimin nga e para të kërkesës së prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e 20 pasurive të disa personave të proceduar.

Çështja është shortuar dhe kërkesa i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Altin Abdiu, i cili pak ditë më parë ka vendosur të mospranojë kërkesën e prokurorisë dhe lirojë të gjitha pronat e personave.

Pavarësisht këtij vendimi, pritet që çështja të Apelohet nga prokuroria e Tiranës. Ndërsa ky vendim nuk e pengon hetimin penal, pasi tashmë mësohet se prokuroria është në fazën e kryerjes së aktit të ekspertimit financiar me qëllim nxjerjen e një bilanci mbi justifikimin e ligjshëm ose jo të pasurive të krijuara nga personat e proceduar.

 

Të Lidhura

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik –

nga 27
12:18 | 29/04/2026
0

Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë të tjera ndryshime, me firmë të drejtorit të ri, Skënder Hita. Kështu...

Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

nga 27
12:02 | 29/04/2026
0

Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror, Kongresin e...

‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

nga 27
11:56 | 29/04/2026
0

Gazetari Flavio Qarri ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me kushtet e trajtimit të presidentit të Partisë së...

Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –

Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –

nga 27
11:26 | 29/04/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe Kosova mbeti sërish pa president. Në një video...

Para
Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat) –

Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik –

12:18 | 29/04/2026
Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

12:02 | 29/04/2026
‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –

11:56 | 29/04/2026
Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –

Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –

11:26 | 29/04/2026
SPAK thellon hetimet ndaj Belinda Ballukut, kontrolle në banesat e familjarëve, sekuestrohen ‘prova’ –

SPAK thellon hetimet ndaj Belinda Ballukut, kontrolle në banesat e familjarëve, sekuestrohen ‘prova’ –

11:10 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik –
  • Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –
  • ‘Qeli me erë fekalesh dhe trajtim çnjerëzor’/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313 –
  • Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli –
  • SPAK thellon hetimet ndaj Belinda Ballukut, kontrolle në banesat e familjarëve, sekuestrohen ‘prova’ –
  • U fuste duart grave në autobus dhe u tregonte… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik –
  • Nesër mbahet Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, FSHF përfaqësohet nga presidenti Armand Duka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com