Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit 2011, për dëmshpërblimin.
Bëhet me dije se Garda e Republikës duhet të dëmshpërblejë me 66 milionë lekë të reja, familjarët e Aleks Nikës.
Pak ditë më parë, qeveria mori vendimin që të dëmshpërblejë me 300 mijë dollarë familjarët e çdo viktime të 21 Janarit 2011.