Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës ka vendosur sot masën e sigurisë, arrest shtëpie për ish-kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili.
Halili u vetëdorëzua në polici me 2 maj në policinë e Kukësit, pas shpalljes në kërkim nga prokuroria për shpërdorim detyre. Ai ishte shtruar në spital pasi kishte pasur probleme shëndetësore, ku dhe është arrestuar.
Halili në bashkëpunim me tre ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja.