Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka dhënë burg për Moisi Habilajn,
Ky vendim është marrë 48 orë pas dëgjimit të pretendimeve të 6 nga të arrestuarve të të ashtuquajturës “Dosja Habilaj” dhe palës mbrojtëse.
Vetë Habilaj, i akuzuar si kreu i një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirinë përpara gjykatës.
Por Gjykata vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në burg.