Edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka zyrtarizuar mandatin e kryetarit të ri socialist të zgjedhur në procesin e 30 Qershorit në këtë qytet.
Sipas vendimit të Gjykatës nuk janë i konstatuar shkelje, parregullsi apo kundërshtim me ligjin në lidhje me kërkesën dhe vërtetimin që paraqiti Ervin Demo për njohjen e mandatit edhe nga ky organ i drejtësisë.
Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur, Ervin Demo ka qenë vetë ai që ka dërguar kërkesën për çertefikimin e mandatit të tij nga kjo gjykatë.