Gjykata e Apelit i ka kthyer pasaportën Saimir Tahirit.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apeluar sot vendimin për bllokimin e pasaportës.
Gjykata e Krimeve të Rënda në datë 12 dhjetor ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm në vijim të hetimeve për dosjen “Sota”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.
Pas këtij vendimi ish-ministri Tahiri mund të lëvizë lirshëm jashtë Shqipërisë.