Gjykata e Tiranës, ka dënuar për shpifje këshilltarin e PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja. Basha e ka komentuar këtë vendim përmes një postimi në “Twitter”,ku thekson se askush nuk do ua mbyllë gojën, as Rama me kamikazja e tij e korruptuar.
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkruan Basha.