Gjuha arbëreshe në shkollat e Kalabrisë, Begaj: Bashkë, më të fortë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha arbëreshe në shkollat e Kalabrisë, Begaj: Bashkë, më të fortë

10:26 | 22/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë u ndal edhe në “Spezzano Albanese”,  ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore.

Për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit, në Arbërinë kalabreze kishin mbërritur nga qytete të tjera italiane edhe qytetarë shqiptarë të ikur nga vendi gjatë viteve te fundit.

Pas përshëndetjeve dhe takimeve me ta, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në muzeun e “Spezzano Albanese”, në të cilin ruhet historia e komunitetit arbëresh.

Read more

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Presidentit Begaj edhe nga përfaqësuesit e Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.

Kreu i shtetit shprehu falenderimet e tij dhe premtoi mbështetjen për çuarjen përpara të kësaj nisme.

Më pas Presidenti Begaj zhvilloi në “San Demetrio Corone” një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave arbëreshe, në prani edhe të prefektit të Kozenës. Një pllakatë e posaçme dedikuar vizitës së Presidentit të Shqipërisë, u zbulua sot pranë kolegjit “Sant’ Adriano”. Kreu i Shtetit nderoi Kolegjin, nga i cili kanë dalë emra të njohur të botës letrare, akademike e intelektuale dhe atdhetarë si Luigj Gurakuqi e Aleksandër Xhuvani, e shumë të tjerë me kontribut si për Shqipërinë ashtu edhe për Italinë.

Presidenti Begaj vlerësoi solidaritetin e popujve të dy shteteve në çdo periudhë kritike si edhe rolin e kalabrezëve për ruajtjen e lidhjeve me atdheun e origjinës.

“Ky Kolegj ka nxitur diskutimin e temave të rëndësishme historike, që nga nevoja për liri e kombeve, te çështjet më bashkëkohore si ajo e domosdoshmërisë të bashkëjetesës ndërmjet kulturave. Kjo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe arsimore në të gjithë Arbërinë italiane. Këtu u zhvillua veprimtaria e Institutit Ndërkombëtar të San Demetrio për Shqipërinë, i cili formësoi të rinjtë studentë nga vendi im dhe që edhe sot sheh mes lëndëve të tij mësimin e gjuhës shqipe. Nga Jeronim De Rada, që jepte gjuhën shqipe, deri te Anselmo Lorecchio, i cili ndihmoi në pranimin e shumë studentëve shqiptarë në këtë Kolegj, ju jeni një nga shembujt më frymëzues të kauzës për mbrojtjen e vlerave identitare”, shtoi më tej Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu se: Në një botë ku shpesh për fat të keq, shohim ngjarje tragjike të nxitura nga ndarje ideologjike, kulturore apo fetare, vende si Kolegji “Sant’ Adriano” mund dhe duhet të promovojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës midis popujve dhe kulturave.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka solidariteti  për ruajtjen e  marrëdhënieve Shqipëri – Itali, duke iu referuar shembujve historike të hapjes së dyerve për arbëreshët shekuj me parë dhe me vonë për shqiptarët që ikën nga izolimi pas rënies së regjimit.

“Komuniteti arbëresh, si dhe ai shqiptar i ardhur dekadat e fundit në Itali, janë tregues i një vazhdimësie të lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe Italisë. Lidhjet e fuqishme historike, kulturore e njerëzore, duhet t’i përkthejmë edhe në një bashkëpunim më të gjerë dypalësh, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, në sektorët e prodhimit, të tregtisë të produkteve cilësore agro-ushqimore, dhe padyshim në thellimin e shkëmbimeve kulturore, arsimore, sociale, e më gjerë”, u shpreh presidenti Begaj.

Presidenti Bajram Begaj, nderoi me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë për kontributin që ky institut po jep për ruajtjen, mbështetjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe përmes veprimeve përbashkuese të të gjithë faktorëve ndikues të mundshëm.

The post Gjuha arbëreshe në shkollat e Kalabrisë, Begaj: Bashkë, më të fortë appeared first on 27.

Të Lidhura

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

nga 27
10:41 | 30/12/2025
0

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjete, mjete motorike dhe llogari bankare të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij, pasi nuk...

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

nga 27
10:15 | 30/12/2025
0

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksione kundër familjes Hysa me shetetësi meksikane, por me origjinë shqiptare, për...

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

nga 27
09:57 | 30/12/2025
0

Policia e Shtetit ka dalë me një paralajmërim për një fushatë phishing në platformën “WhatsApp”, ku synohet që përmes hakerimit...

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

nga 27
09:51 | 30/12/2025
0

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat...

Para
Si iu hap rruga privatizimit të ish-kompleksit Partizani, zbardhet dosja… –

Si iu hap rruga privatizimit të ish-kompleksit Partizani, zbardhet dosja... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

10:41 | 30/12/2025
Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

10:15 | 30/12/2025
Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –

09:57 | 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –

09:51 | 30/12/2025
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani –

09:27 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –
  • Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –
  • Synohet marrja e kontrollit të llogarisë –
  • Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules –
  • Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani –
  • Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –
  • Klani Hysa/ Pse mafia shqiptare është aleate e karteleve meksikane? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com