Gjobat që do faleshin, biznesi i paguan se nuk merr dot vërtetime, as apelimi nuk i anulon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjobat që do faleshin, biznesi i paguan se nuk merr dot vërtetime, as apelimi nuk i anulon

09:22 | 18/10/2016
në Uncategorized
0

Ndërsa bizneset prisnin që gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor të këtij viti të faleshin, tatimet po u kërkojnë që t’i paguajnë ato, përmes shkresave zyrtare që po u dërgohen atyre. (Gjobëvënia masive, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar)

Ka dhe subjekte që tashmë i kanë paguar gjobat, sepse nuk mund të bëjnë asnjë veprim për të nxjerrë ndonjë dokument që u duhet për arsye personale apo të mbarëvajtjes së biznesit.

I kontaktuar nga Monitor, Xhevdet Kacani, administrator i një subjekti tha se kishte qenë i detyruar të paguante gjobën, për shkak se nuk merrte dot një vërtetim.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kontabilistët kanë paraqitur pranë Monitor dokumentat e pagesës së gjobave dhe për subjekte të tjera, që për efekt të marrjes së vërtetimeve kanë paguar gjobat 10 mijë lekëshe apo dhe më shumë, kur kanë marrë disa gjoba (shih dokumentin në fund).

Subjekteve nuk u ka ardhur në ndihmë as Apelimi Tatimor. Në një vendim të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, referuar kërkesës së një biznesi iI cili ka ankimuar gjobën në lidhje me dorëzimin e vonuar të ESIG 027, pasi i vetëpunësuari me regjistrimin në QKR është i regjistruar dhe në institucione të tjera) thuhet se “Pretendimet e tatimpaguesit nuk mund të merren në konsideratë, duke qenë se aktet ligjore dhe nënligjore nuk kanë parashikuar raste të tilla përjashtimore për mosdorëzimin në afat të formularit ESIG027” (shiko shkresën në fund).

Konflikti

Në datën 22, shumë bizneseve u kanë dalë në sistem njoftimet për “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”. Ky njoftim i shkoi një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016 dhe gjoba ishte për deklarim të vonuar të administratorit në sistemin e sigurimit.  Kjo ndodhi pasi me përditësimin e sistemit e-tax u vu në funksion një aplikim për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive).

Ekspertët e tatimeve sqaruan se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive.

Gjithsesi, në fillim të korrikut Ministri i financave Arben Ahmetaj pohoi për mediat se do t’i propozonte Parlamentit që gjobat 10 mijë lekëshe për vonesë të deklaruar të administratorit të faleshin dhe të fshihen nga sistemi. “Por dua të theksoj se kjo është hera e fundit që qeveria do të propozojë një masë të tillë, sepse disiplina fiskale është në favor të qytetarëve”, ka thënë në atë kohë Ahmetaj, ndërsa pohoi se gjenerimi i gjobave nga sistemi ishte në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale.

Por bizneset sot ndihen të ‘tradhëtuar’. “Si mund të bëhet deklaratë që do falen dhe pastaj në përgjigjen e Apelit thuhet që jo referohu ligjit. Ku e çon përgjegjësinë e fjalëve që deklaroj në media që do falen?”, thotë një kontabiliste.

gjobat-foto2

Etiketa: bisnesetgjobatMinistri Ahmetaj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Arrestohet grabitësi i karburanteve, punonjës i Gardës së Republikës

Arrestohet grabitësi i karburanteve, punonjës i Gardës së Republikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com