• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjithë fajin e ka Lasgushi

17:27 | 09/02/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

“E mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries…” Këtë metaforë tronditëse e shkruante këtu e 40 vjet më parë liriku më i madh shqiptar Lasgush Poradeci. Në disa faqe të vetme ditari poeti shkruan disa nga rreshtat më dramatikë të krejt letërsisë shqiptare. Dhe me siguri, nga faqet më absurde për një kohë absurde, me një sistem absurd që kishte shpikur njerëz absurdë. Poetit i kishin rrëmbyer qenin e tij, një personazh ende shumë herë më i njohur se shumica dërmuese e njerëzve që kishin prodhuar dhe drejtonin me dorë të hekurt atë sistem. Cuci, qeni njerëzor i Lasgushit, ishte dënuar “me vdekje” dhe Poeti po kërkonte t’i falej jeta. Dhe për tre ditënetë tmerrësisht të gjata të prillit 1975, i shoqëruar nga e bija Maria, i pritur në shtëpi nga bija tjetër, Kostandina dhe me shpirtin e tij “nër dhëmbë”, Lasgushi nisi të trokasë në dyert e njerëzve që mund t’i jepnin falje për qenin e tij të pandarë. Tre ditënetë në një kalvar të pabesueshëm dhe në një labirint të pistë zyrash komuniste. Tre ditënetë nga jeta e Poetit që tregojnë më mirë se shumëçka tjetër absurdin e djeshëm, por që fatmirësisht, në rastin e Cucit, pati një fund të lumtur. Pavarësisht zgjidhjes së marrë me mundim të madh e me miqësi, pavarësisht “amnistisë” komuniste për krimin e të qenurit Qen të Qenit të Lasgushit, thelbi i konfliktit nuk ndryshonte: Nëse Qeni i Poetit do të kishte pasur mundësi të shprehej, edhe ai do të kishte qenë me lehje dhe votë kundër atij sistemi që u përmbys në 90-ën. Do të ishte kundër dhe do të votonte “pro” për të larguar sistemin që bënte të pashpirt e të pandjeshëm veterinerë apo drejtues lokalë në kryeqytet ndaj fatit njerëzor të një qeni poeti. Natyrisht jo të gjithë ishin njëlloj. Ndaj kafshës fisnike të Poetit, ndodhi si përjashtim dhe jo si rregull, që dikush tjetër ndër ta të silleshin njerëzisht. Siç meritojnë kafshët, në fakt. Dhe kjo ka qenë një nga arsyet se pse ai sistem iku.  Të paktën si formë. Në fakt vetëm si formë sepse përmbajtja e tij shpesh ngre kokë dhe nuk e ka ulur ende kokën edhe në të sotmen shumë vite pas kalvarit të trishtuar të Poetit dhe dhembjes së tij.

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Plot 40 vjet më pas, jo më shumë se një qind kilometra larg kryeqytetit, në Lezhë, por dhe në Tiranë, ndodh një konfikt i madh. Një deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe zyrtar i lartë lokal, shkëmbejnë një seri sms-sh. Tekstet që ata i çojnë njëri – tjetrit është vështirë të shkruhen edhe sepse nuk janë në shqipe normale dhe është vështirë të kuptohen, edhe sepse përmbajnë fjalë shumë të rënda dhe fyese. Janë fjalë që nuk është mirë të dëgjohen nga të rinj deri në moshën 18 vjeç, për shembull.

Të dy, edhe njëri, edhe tjetri, janë krijesa të sistemit të sotëm demokratik. I pari, dhe më i rëndësishmi, natyrisht, deputeti është zgjedhur fillimisht nga një parti politike për të qenë në listën shumëemërore të saj në zgjedhjet e 2013-ës. Ai është shumë aktiv në media, e cila e ndoqi në fillim me kërshëri, si një krijesë ekzotike e tashmë kur deputeti është një kandidat për kandidatgarën për postin e kryetarit të PS-së, po shihet edhe seriozisht.

Deputeti i majtë mund të quhet një hit i internetit, siç ka ndodhur dikur edhe me personazhe të tjerë që ja kanë parë jo pak hajrin kësaj lloj fame. Një hajër sipas mënyrës së secilit.

Pala tjetër në konflikt, prefekti, është një zyrtar i emëruar në detyrë. Ai ishte në fillim pasojë dhe jo shkak në një përballje me deputetin protagonist të rrjeteve sociale. Por në rrëmujën që vjen vërdallë, ai tashmë është shndërruar dhe një nga shkaqet që deputeti ndjehet i kërcënuar.

Në të njëjtën ditë që media tregonte aventurën e pabesueshme të Poetit të madh me sistemin e shkuar në emër të dashurisë, ndodhi që media shumë më seriozisht, botoi sms-të e shkëmbyera mes dy zyrtarëve të lartë të sistemit të sotëm demokratik. Po të ishte gjallë Lasgushi me siguri do të shkëputej për një moment nga dhembja e tij njerëzore për Qenin dhe do të merrej me rrëmujën që ka lënë pas e që shpesh thirret me emrin tingëllues pluralizëm. Sepse, siç thoshte dhe vetë, një Poet është gjithmonë përgjegjës për çfarë shkon keq në vendin e tij. Lasgushi do të rithoshte pak a shumë këtë ide të tij, por pa e çuar në mend që vite më pas, do të shpërdorohej kaq keq vota e protestës e Cucit të tij besnik e njerëzor. Ndaj është vetëm faji i tij dhe i askujt tjetër. Në atë botë të lënë pas dhe në këtë botë të sotme, faji është vetëm i Lasgushit! Ai është fajtor edhe për kontrastin dëshpërues mes të djeshmes me të sotmen: sepse ngjajnë kaq shumë!

/javanews.al/

Etiketa: “E mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries…”Cuci qeni i LasgushitLasgush Poradecimetafore

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para

Nora Istrefi vjen shumë seksi në klipin e ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

14:01 | 12/08/2022
Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

13:58 | 12/08/2022
Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi

Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi

13:51 | 12/08/2022
Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

13:43 | 12/08/2022
Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit

Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit

13:37 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe
  • Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari
  • Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi
  • Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë
  • Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit
  • Lëviznin me fara, vaj kanabisi dhe pistoletë, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe
  • Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com