2000 banorë në fshatrat Selo, Klishar dhe tre fshatra të tjerë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë mbetur të izoluar.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar shembjen e urave që lidhnin këto fshatra me qytetin, duke e bëra tashmë të pamundur lëvizjen e tyre.
Banorët janë të izoluar edhe për faktin se në këto fshatra mungon energjia elektrike, duke bërë që ata të mos kenë as mjete komunikimi, ndërsa vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.