Një sasi prej 58 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar “Viroi”.
Si rezultat i operacionit, në hyrje të qytetit Gjirokastër, nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës material dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.