Temperaturat e ulëta kanë bërë që edhe në Gjirokastër të nisin reshjet e dendura të dëborës
Autoriteti Rrugor i këtij qarku informon se ka prezencë akulli në rrugët e brendshme në qytet si dhe në në Qafën e Muzinës, rrugës për në Sarandë e njohur si zona e Ujit të Ftohtë.
Gjatë natës autoriteti rrugor ka hedhur kripë në këto akse por i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes.