Një magazinë me ambalazhe është djegur plotësisht në orët e para të së premtes në Gjirokastër.
Zjarri që ka rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit ka përfshirë edhe një furrë buke që falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse arriti t’i shpëtojë flakëve. Shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e punonjësit të furrës.
Era ka ndihmuar në nxitjen e flakëve që fillimisht kanë përfshirë stivën e druve të ndodhur pranë dhe më pas magazinën në krah që shërbente si pikë ambalazhimi dhe paletash druri.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka ndihmuar në shmangien e zjarrit në magazinat e tjera dhe kamionët e parkuar në vend. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 8 efektivë zjarrfikës.