Dega e OSHEE në Gjirokastër njofton se për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, të cilat furnizojnë qytetin.
Në njoftimin e OSHEE thuhet se grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.