Një 63-vjeçar është hedhur nga ballkoni i katit të tretë i spitalit rajonal, dhe për pasojë ka humbur jetën gjatë mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, por ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë ta ndërmarrë këtë hap.
Në vendngjarje, pas njoftimit nga Urgjenca e spitalit, kanë shkuar shërbimet e policisë, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.