Gjirizi i besëprerëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjirizi i besëprerëve

09:30 | 29/04/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Duke nisur nga fëmijët e deri tek më të moshuarit, në gjuhën e burrnisë lulëzojnë sharjet për nënën, motrën, gruan. Ma merr mendja që shqipja është gjuha më e pasur nga familja indoeuropiane për sharje dhe sulme ndaj femrës, veçanërisht, kur atë e ke nënë, motër, bashkëshorte, por edhe thjesht të njohur. Kaq e pasur është gjuha jonë për këto sulme sa edhe kur duam ta fyejmë në asht një burrë i drejtojmë epitete grarishte të kësaj gjinie.

Sot, në Kuvendin e Shqipërisë Ermira Mehmeti u përlot dhe u mundua mes ngashërimës të shpjegojë do përgjime, të cilat u përthithën jo vetëm nga media sllave e Maqedonisë, por gëzuan shikueshmëri të lart fort në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, diasporë, kudo ku flitet shqip. Natyrisht, lexuesit nuk vuajtën të qëllonin në epitete dhe përcaktorë për zonjën, sepse gjuha shqipe gëlon në të tëra nëndialektet e gegnisë a toskërisë. Megjithatë, ai feminilitet që shfaqi ligjvënësja e BDI-së rrëfen trimëri. Burrat që janë vënë në hall të këtillë janë futur nëpër qoshe, duke shpresuar në aksiomën e tre ditëve të harresës. Ka rrëfyer trimëri, sepse luan me rrezikun të riçelë zellin e gjykimit që ndër shqiptarë nuk shteron kurrë, i ndihmuar ky nga pasuria e fyerjeve në gjuhën shqipe.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një tjetër grua, e cila ka qenë këto ditë në syrin e ciklonit ishte Ema Andrea. Ajo u shpreh, këtë mëkat bëri. Ajo tha diçka që ndoshta ishte kundër rrjedhës së një pjese të politikës dhe ithtarëve të saj. Koloni ndëshkimore e udhëhequr nga do tipa që kanë thyer bukën e mikut. Fjali të mbushura me sharje që gjuha jonë amtare t’i fal pa kursim. Po të kishin vazhduar edhe më do kishte dalë Ema Andrea dashnore e Ali Pashait. Një histeri ndaj një aktore, të cilën po ta quaje “të madhe” pasonte në rrjet një ushtri kundërshtarësh, të cilët si hiena tentojnë të vrasin, zhdukin, sheshtojnë vlerat e dikujt. Kjo vetëm, pse Ema Andrea nuk merr pjesë në arradhën e “Dum babës”, ashtu si u soll ndaj Edi Ramës, vetëm pak muaj më parë. Janë të njëjtët që i kanë prerë besën mikut, të cilët në at’botë e quanin “aktore e madhe” dhe i thurrnin lavde.

Shqiptarët janë gjykues, për gjithçka kanë një opinion. Kjo nuk është e veçantë, sepse qënia njerëzore është e gatuar në këtë farë soji. Kudo gjykojnë, por askund nuk lëshohen si qentë të të mbushin mendjen me sharje, fyerje dhe logjikën e përjashtimit. Të shajnë se nuk të duan, por këtu të shajnë se duan të ndërrosh mendje. Ndaj këto gra janë trime dhe shumë më patriote se lehjet e besëprerëve.

P.S. Dhe tani, o burra suluni në komente si çakej

Etiketa: besëprerëtburrniDum BabënEma AndreaErmira Mehmetigjuha shqipeithtarëpatriotesyri i ciklonit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Bylisi, urrejtja pas një “shpulle”

Bylisi, urrejtja pas një “shpulle”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com