Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Diskutojmë hapjen e listave 100 % – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Diskutojmë hapjen e listave 100 %

12:25 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve.

Pjesë e tryezës së diskutimeve pritet të jenë edhe përgjigjet që kanë dhënë ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara, nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë, siç propozon opozita jashtëparlamentare.

Gjiknuri shprehet se në këtë mbledhje do të jetë në rend dite prezantimi nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.

Read more

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Kërkesa: 

“Të nderuar kolegë,

Ju vë në dijeni se paketa e dytë e nismave ligjore të dala si produkt i tryezës së Këshillit Politik   u depozitua sot në Kuvend me firmat e deputetëve të mazhorancës. Kuvendi tashmë fillon procedurat parlamentare për shqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin e Procedurës Penale; 2) Kodin Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtetit; 4) Ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7) Ligjin për Partitë Politike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete të dytë amendamentesh, shpreh besimin se masat e marra adresojnë jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edhe shqetësimet e shprehura nga opozita jashtëparlamentare. 

Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e administratës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, propozoj:

Mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, me rend dite: 

  1. a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.
  2. b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

Në pritje të konfirmimit tuaj,

Damian Gjiknuri”.

Etiketa: amendamentet kushtetueseBashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën ZgjedhoreDamian Gjiknurimbledhja e Këshillit Politik

Të Lidhura

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

nga 27
13:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e...

13:41 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e...

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

nga 27
13:37 | 16/03/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i Edi...

13:17 | 16/03/2026

Para
Mazhoranca kërkoi kohë për t’u njohur me propozimet e opozitës, Bylykbashi: Urojmë mos të këtë justifikime

PD i përgjigjet Gjiknurit: Mblidhemi nesër, hiqni dorë nga logjika e faktit të kryer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

13:51 | 16/03/2026
Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

13:41 | 16/03/2026
Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

13:37 | 16/03/2026
Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

13:17 | 16/03/2026
Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

13:13 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

  • Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

  • Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –
  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com