Ministria e Industrisë dhe Energjitikës u ka kërkuar banorëve të Zharrëzës që të zgjedhin një përfaqësi që më pas të takohen me përfaqësuesit e ministrisë.
Burime nga ministria bëjnë më dije se përfaqësuesit e banorëve të Zharrëzës do të priten nga zv. kryeministri Niko Peleshi dhe zv. ministri Bejtja.
Banorët e Zharrëzës tashmë ndodhen tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Ata kanë pesë ditë që ecin në këmbë nga fashti i Zharrëz i qytetit të Fierit në drejtim të Tiranës. Banorët do të vendosen për të protestuar përpara Ministrisë së Enrgjitikës.